KreuAktualitetiVerë e “nxehtë” në qeveri/ Mbledhje urgjente! Çfarë ka në “plan” sot...

Verë e “nxehtë” në qeveri/ Mbledhje urgjente! Çfarë ka në “plan” sot Edi Rama?!

Verë e “nxehtë” në qeveri/ Mbledhje urgjente! Çfarë ka në “plan” sot Edi Rama?!

Kryeninistri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje qeverie informale që do të mbahet në periferi të Tiranës.

Kryeministri do të zhvillojë një mbledhje informale me anëtarët e kabinetit qeveritar ku dhe pritet që ministrat të raportojnë për ecurinë e punës në sektorët përkatës dhe për realizimin e detyrave të ngarkuara më herët nga Rama.

Në mbledhje do bëhet bilanci i punes së ministrave, ku nuk përjashtohen ndryshime në qeveri. Burimet bëjnë me dije se qeveria “Rama 4” kur të formohet në shtator do të ketë shumë figura të reja të pa implikuara në akuza politike, duke ofruar më shumë besueshmëri dhe punë tek qytetarët.

Ky takim vjen si pjesë e një vlerësimi të brendshëm për efektivitetin e qeverisjes dhe planifikimin e fazës së ardhshme të punës ekzekutive.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit