KreuAktualitetiRama mban sekret rendin e ditës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, sot...

Rama mban sekret rendin e ditës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, sot vendoset për fatin e Erion Veliajt

Rama mban sekret rendin e ditës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, sot vendoset për fatin e Erion Veliajt

Në një kohë kur priten zhvillime të rëndësishme në Këshillin Bashkiak të Tiranës, mungesa e transparencës nga institucionet vendore ka ngritur pikëpyetje dhe shqetësime publike. Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak, që sipas të gjitha gjasave do të trajtojë çështje me peshë për drejtimin e kryeqytetit, po zhvillohet pa një rend dite të bërë publik, në kundërshtim me parimet bazë të informimit dhe pjesëmarrjes qytetare. Kjo qasje ka sjellë reagimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili gjatë një deklarate për mediat ka kërkuar dje që mbledhja të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe në prani të medieve. Ai e cilësoi këtë si një betejë për transparencë, duke kërkuar angazhimin maksimal të këshilltarëve opozitarë dhe vëmendjen e qytetarëve të Tiranës. “Ftoj këshilltarët e opozitës të bëjnë një betejë në sallë, të vendosur që kjo mbledhje të zhvillohet në përputhje me ligjin, çka do të thotë në prani të medieve dhe jo si një shpellë mafieje, në të cilën Edi Rama dhe Lubi Balluku sillen si padrino të bashkisë së kryeqytetit,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi se ndjekja nga qytetarët e kësaj mbledhjeje është e domosdoshme, për të garantuar që vendimmarrja të mos ndodhë në mënyrë të mbyllur e të njëanshme. “Ftoj qytetarët e Tiranës të ndjekin mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Transparenca është detyrim ligjor dhe politik,” deklaroi dje kreu i opozitës. Pas Berishës reagoi dhe njw nga anëtarët e këtij Këshilli, Dorjan Teliti. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku mes të tjerash publikoi edhe letrën drejtuar kreut të Këshillit Bashkiak, me firmën e tij dhe anëtarëve të tjerë demokratë të këshillit, Teliti thekson se është një e drejtë ligjore e medias, ndjekja drejtpërdrejt në sallë e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Tiranës. “E drejta e çdo qytetari për transparencë mbi vendimet që merren për ata dhe në emër të tyre, është e drejte kushtetuese!”, shkruan Teliti në platformën sociale, facebook.

A do të vendoset “fati” i Veliajt?

Vlen për t’u theksuar fakti se Edi Rama prej ditësh ka filluar punën në Tiranë, duke organizuar mbledhje çdo javë, duke lënë përshtypjet se në vjeshtë mund të kemi zgjedhje. Me një të rënë të lapsit, Edi Rama i mbivendosi dy ditë më pare deputetët dhe ministrat socialistë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë fund zyrtarisht çdo iluzioni për një rikthim të Veliajt. Nënkryetarët e fundit të mbetur në detyrë, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Anuela Ristani, u larguan me një urdhër të thjeshtë të Edi Ramës në mbledhje.  Kuptohet se për publikun flitet për një riorganizim administrativ, por në thelb po ndodh pastrimi i trashëgimisë së Veliajt, për ta zhveshur atë plotësisht nga çdo ndikim të mëparshëm. Me këto zhvillime në SPAK dhe në Bashkinë e Tiranës është çështje kohe që kryebashkiaku të shkarkohet nga Rama.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit