Friday, May 17, 2024
spot_img
HomeKulture / ArtLamtumire mjeshter! Ike nga toka ku zbulove talentet dhe I mesove ata,...

Lamtumire mjeshter! Ike nga toka ku zbulove talentet dhe I mesove ata, per te dirigjuar engjejt lart ne qiell

Lamtumire mjeshter!

Ike nga toka ku zbulove talentet dhe I mesove ata, per te dirigjuar engjejt lart ne qiell
I fundmit I krenarise korcare profesor mjeshter Gjergji Sulioti, la banesen tokesore per tu prehur ne banesen e fundit qiellore.
Nuk beri as zhurme as buje ne ikje pasi jeta e tij ishte e tille plot zhurme notash muzikore dhe korda zanore te perkryera qe mbushen fillimisht rrugicat me kalldrem te Korces, me pas sallat koncertore te Korces, Shqiperise dhe jashte saj.
Ai ishte nje Ante, ku pasi i dha cdo gje qe kishte sallave koncertore me interpretimet e tij brilante, por edhe talentet qe vetem ai dinte ti zbulonte per te siguruar pasardhesit e skenes, u kthye ne qytetin e tij te lindjes per tu riperterire dhe forcuar sikunder Anteu merrte fuqi nga toka. Gjergji merrte fuqi nga Korca jone, e cila e lindi, rriti dhe po e percjell me dhimbje largimin e nje pinjolli te nje dere jo vetem qytetare por edhe artistesh sic jane Suliotet, te cilet kane pikturuar me zerin e tyre kalldremet e Korces duke lene nje gjurme te pashlyeshme ne historine e Parisit te vogel.
Edhe kur u kthye ne Korce ai vazhdoi te kontribuonte aktivisht ne jeten artistike dhe kulturore te qytetit jo vetem duke kenduar ne korin “Lira” por edhe duke vazhduar te zbulonte talente ne Korce, qytet i cili sipas tij i nxjerr vazhdimisht, vetem duhet te kesh shqisat e duhura per ti zbuluar.
Nuk e di nese im bir Stelios ishte zbulimi i tij i fundit, por jam I bindur se Gjergji do te vazhdoje te zbuloje talente mes engjejsh lart ne qiell dhe do ti dirigjoje ata dhe ne do ti degjojme gjthe endje.
Lamtumire mjeshter Gjergji Sulioti!

Mirënjohje!

Nga postimi i zotit Petrika Tollkuçi

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments