Përcaktohen tre çiftet finaliste për të kompletuar skuadrat e EURO 2024
Ndeshjet filluan në orën 18:00, aty ku Gjeorgjia mundi 2-0 Luksemburgun dhe kalon në fazën e radhës, duke qenë kundërshtar me Greqinë në ndeshjen finale që do vendos se cila nga gjashtë skuadrat e kualifikuara do shkojë në “Gjermani 2024”.
Nga ana e saj Greqia kaloi lehtë Kazakistanin me rezultatin 5-0.
Polonia s’e diskutoi Estoninë duke e mundur 5-1, teksa gjen në sfidën finale që vlen biletën Euro, Uellsin. Këta të fundit kaluan 4-1 Finlandën.
Bosnja dhe Hercegovina u përmbys 1-2 nga Ukraina në fund të 90 minutave, me këta të fundit që gjejnë Islandën pas pesë ditësh. Ishullorët fituan 1-4 kundër Izraelit.
Tre ndeshjet finale që do përcaktojnë edhe tre skuadrat që do marrin pjesë në fazën e grupeve të Euro 2024 do zhvillohen të martën më 26 mars. Gjithashtu në shortin për ndarjen e grupeve të Europianit janë mësuar edhe vendosjet e skuadrave që do marrin një biletë nga play-off.
Gjeorgji 2-0 Luksemburg
Bosnja dhe Hercegovina 1-2 Ukraina
Greqi 5-0 Kazakistan
Izrael 1-4 Islandë
Poloni 5-1 Estoni
Uells 4-1 Finlandë
Ndeshjet finale për një vend në Euro 2024, 26 mars 20:45:
Play-off A /Uells – Poloni
Play-off B/ Ukrainë – Islandë
Play-off C/ Gjeorgji – Greqi
Grupet e Euro 2024:
Grupi D : Fituesi i play-off A, Holanda, Austria, Franca
Grupi E : Belgjika, Sllovakia, Rumania, Fituesi i play-off B
Grupi F : Turqia, Fituesi i play-off C, Portugalia, Çekia
Në cilindo nga këto grupe nëse binte Shqipëria, do të kishte shanse të vërteta kualifikimi.
@ NewsIn.Al