Friday, January 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiLejoi Ilir Metën të jepte intervistë nga paraburgimi me telefon! DPB kërkon...

Lejoi Ilir Metën të jepte intervistë nga paraburgimi me telefon! DPB kërkon masë disiplinore ndaj avokatit

Lejoi Ilir Metën të jepte intervistë nga paraburgimi me telefon! DPB kërkon masë disiplinore ndaj avokatit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës, president i Partisë së Lirisë.

Në një kërkesë zyrtare, institucioni akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit për një televizion. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, një veprim i tillë bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe cënon etikën e komunikimit dhe rregullat e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Më datë 1 korrik 2025, gjatë një emisioni televiziv te transmetuar drejtpërsëdrejti ne televizionin “MCN”, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili është prezantuar si mbrojtësi ligjor i shtetasit Ilir Metaj dhe me telefonin e tij ka realizuar një komunikim të drejtpërdrejte audio me klientin e tij, i cili ndodhet në paraburgim.

Sipas asaj që u transmetua publikisht, telefonin u vendos në altoparlant dhe me pas iu kalua moderatores për te realizuar një intervistë publike, duke shkelur qartazi kufizimet ligjore qe lidhen me statusin e të paraburgosurit, i cili nuk gëzon liri të pakufizuar komunikimi, dhe sidomos jo me media apo publikun. pa miratim paraprak te prokurorit te çështjes”,thuhet në kërkesën e Drejtorisë së Burgjeve.

Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 të Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërise” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments