Wednesday, February 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPD gati për “luftë”, zbulohet lëvizja e Berishës 1 ditë para se...

PD gati për “luftë”, zbulohet lëvizja e Berishës 1 ditë para se Rama të shpallë “qeverinë e re”

PD gati për “luftë”, zbulohet lëvizja e Berishës 1 ditë para se Rama të shpallë “qeverinë e re”

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme në orën 13:00 Kryesinë e partisë, e cila do të jetë edhe hera e parë që kjo strukturë takohet pas zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas njoftimit të dhënë nga demokratët, në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimmarrjen e saj per aksionin opozitar.

Mbledhja e cila do të nisë në orën 13:00 do të nisë me një fjalë nga kryetari i partisë Sali Berisha në sallën “Azem Hajdari” drejtuar anëtarëve, ndërsa më pas pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Më herët eksponentë të PD-së kanë thënë se forumet e partisë si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar do të vendosin për vijueshmërinë e “luftës” ku Berisha vijon avazin e vjetër me pretendimin se i janë vjedhur votat.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments