Saturday, May 18, 2024
spot_img
HomeAktualitetiLexoni çfarë injorance! Alba Longa ishte një qytet i lashtë latin që...

Lexoni çfarë injorance! Alba Longa ishte një qytet i lashtë latin që shtrihej diku pranë Romës dhe malit Albano, dhe banorët e saj quheshin albanë…

Lexoni çfarë injorance!

Alba Longa ishte një qytet i lashtë latin që shtrihej diku pranë Romës dhe malit Albano, dhe banorët e saj quheshin albanë prej vendit. Gjë që nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët, pasi Albanët e Albanopolit tonë shfaqen si emërtim pas pushtimit romak, pra 1000 vjet pas Alba Longas, ndërsa emërtimi Albania për ne është mesjetar.

Kemi gjithashtu edhe Albaninë e Kaukazit që nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët, por edhe atje emri është vendosur nga romakët. Pra aty në tekst shkruhet se ishin albanët e Alba Longas që kanë themeluar Romën, ndërsa ky “i dituri” e interpreton sikur ai term nënkupton shqiptarët. Për më tepër ky është dikush që ka qenë drejtor i bibliotekës së Vlorës.
Nuk e kuptoj se si profesorët dhe studentët e gjuhësisë e historisë heshtin para këtyre emisioneve që keqinformojnë publikun.
(Studime klasike)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments