Një alarm është ngritur në lindje të Londrës ndërsa 15 makina zjarrfikëse dhe 125 zjarrfikës luftojnë për të shuar një flakë të madhe që shpërtheu në katin e fundit të një blloku banesash 17-katëshe në North Woolwich.
Pamjet e postuara në Twitter nga shërbimi i zjarrfikësve treguan tym të fortë që dilte nga një apartament në një kate në rrugën Manwood, pranë aeroportit. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbardhur deri më tani.
Shërbimi zjarrfikës i Londrës përjetoi ditën e tij më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore të martën, pasi temperaturat rekord në qytet çuan në një numër zjarresh.
Sipas kryebashkiakut të kryeqytetit britanik, Sadiq Khan, zakonisht zjarrfikësit pranojnë deri në 500 thirrje në ditë, por të martën ato i kaluan 2600.
@NewsIn.Al

