Mami e preva biletën…
Do të shkruaj kur të arrij. Të dua shumë!
Sa herë të shikosh qiellin, aty do jem dhe unë!
1 mars…dhe unë jam duke udhëtuar në një mbrëmje kaq të qetë…
Do me marrë malli për mamin, ajo qan sa herë që unë iki për studimet e mia.
Por edhe kur krenohet ajo prapë loton…sa qesharake dhe e çuditshme…
Nënat gjithmonë qajnë! “Mbështeta kokën në xham dhe qeshja fshehtas duke dremitur pak “…Një tronditje e fortë na përplasi papritmas..
Obobo mami !
O mami ! O zot ! O Perëndi !
Çfarë ndodhi ?!
Aman me nxirrni që këtej… kam ngecur…po digjem…
Më shpëtoni, ju lutem…o Zot çfarë po më shohin sytë…
Një njeri u këput në mes sikur të ishte prej kartoni ..oh mami ..mami…po digjem…
Qielli morri flakë, ndërsa unë kisha humbur në atë llavë zjarri…ulërimat e njerëzve dhe rreth e rrotull gjak, hi…kudo njerëz te plagosur, të gjymtuar dhe të vdekur..DUA TË JETOJ JAM VETËM 20 VJEÇE !
Një djalosh më kapi dorën , ishte më i vogël se unë, mbase 8 vjeç, më pyeti i trembur …“ Mami ti je ? “ …e pas një fryme të thellë… ndërroi jetë…
Dua të dal prej kësaj masakre që po ndodh …pas hekurave të shkrira dhe trupat e njerëzve që digjeshin ..Më shpëto o Zot !!!
Burri që qe ngjitur me mua ishte mbuluar në gjak dhe qante …me pa në sy e më tha: ti do shpëtosh … ndaj të lutem ..thuaji mamit tim se do bëhet “gjyshe” … mbylla sytë dhe qava sikur asnjëherë më parë…
Më dhimbte shpirti kur mendoja mamin tim ..sa do qante e shkreta nënë..ah moj mami…çdo kesh për të përrcjellë e për të varrosur…njeri apo hirin?
Mam nuk jam më… kësaj here nuk do arrij …mamm…..!
Viki Jano
@NewsIn.Al

