Në Shqipëri sistemi zgjedhor NUK është “fituesi i merr të gjitha” dhe NUK ka asnjë qark të fituar 100% nga një forcë e vetme politike. Mandatet parlamentare ndahen në nivel qarku mes partive sipas % që secila parti ka marrë. Kjo është harta elektorale e Zgjedhjeve Parlamentare 2021.
Ndarja e mandateve është bërë vetëm për qëllim ilustrimi, pasi s’ka referim gjeografiko-politik të votës, pavarësisht atribuimeve që partitë bëjnë për qëllime të brendshme organizative.
Shqiptarët NUK e ndajnë njëri-tjetrin në veri e jug në punë e në biznese, në auditorët e shkollave e universiteteve, në martesa e dasma, në respektin e ndërsjellë për festat fetare, në hidhërime e fatkeqësi, në festivale e skena, në stadium kur ndjekim kombëtaren, në klube, bare e restorante, e rrjedhimisht NUK kjo nuk duhet të ndodhë për shkak të politikës.
Çdo tentativë për të përçarë shqiptarët në Veri/Jug është gjest antikombëtar i turpshëm!
Andi Larti

