KreuAktualitetiTË RUAJME TRADITËN SHEKULLORE ORTHODHKSE TË VEZËS SË KUQE PËR PASHKËN./Viki Jano

TË RUAJME TRADITËN SHEKULLORE ORTHODHKSE TË VEZËS SË KUQE PËR PASHKËN./Viki Jano

TË RUAJME TRADITËN SHEKULLORE ORTHODHKSE TË VEZËS SË KUQE PËR PASHKËN.


Kisha Orthodhokse, përveç traditës liturgjike shumë të spikatur me shumë kuptime teologjike në lidhje me vdekjen edhe ngjalljen e Krishtit, ka dhe ruan prej shekujsh traditën e veçantë të vezës të kuqe si një simbol paskal.

Kjo traditë paskale na vjen që nga koha apostolike dhe më konkretisht nga jeta e Shën Maria Magdalenës. Ja çfare shkruan profesor Miron Çako per këtë:

Shumë biografë perëndimor e paraqesin Maria Magdalenën si grua mëkatare, por ky fakt nuk qëndron dhe është gabim që ajo të quhet lavirja e penduar që shkoi e lau me lot këmbët e Krishtit. (Luka: 7; 36 -38)
Sipas ungjillorëve dhe Traditës Orthodhokse Maria Magdalena ishte e virgjër që Krishti e liroi nga shtatë demonë dhe nuk na thuhet në asnjë vend që ishte prostitut e penduar.Ajo e mbushur me mirënjohje e përkushtoi gjithë jetën e saj në shërbimi të Shpëtimtarit.(Luka 8; 1-3)
Ajo ishte një nga gratë miroprurëse që bashkë me Marinë, nënën e Zotit e ndoqi nga pas mësuesin (Jisuin) nga Galileja në Jerusalem, deri në Golgotha, duke vajtuar poshtë kryqit ̈të Mësuesit, Zotit Jisu Krisht.(Joani 19-25)

Sipas ungjillit të Joanit, ajo ishte bashkë me gratë miroprurëse që vajtën me guxim në të gdhirë tek varri i Krishtit, madje ajo ishte e para midis tyre, që e pa Krishtin e ngjallur.(Joani 20; 11-18)

Pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë, në ditën e Pentikostisë (Veprat e Apostujve: 2; 1-47), Maria Magdalena e transformuar nga Hiri e vazhdoi veprimtarinë e saj apostolike duke përhapur ungjillin nga Jeruzalemi deri në Efes. Tradita na thotë se ajo shkoi në Romë tek Perandori Tiber për të denoncuar vendimin e kundërligjshëm të Pilatit, i cili nga frika e Judenjve edhe pse e dinte se Krishti ishte i pafajshëm e dënoi me kryqëzim si një keqbërës. (Joani :19; 1-14)

Shën Mari Magdalena i tregoi Cezar Tiberit se Krishti vdiq si njeri në Kryq, por u ngjall si Perëndi njeri pas tri ditësh.Tiberi mosbesues, kur dëgjoi tregimin e Magdalenës nënqeshi dhe i tha: “Është e pamundur që një njeri që vdiq edhe u varros të ngjallë vetveten”. Në atë çast rastisi të kalonte aty pranë një skllave që po mbante një shportë me vezë dhe perandori i thotë Magdalenës me ironi: “n.q.s. këto vezë të bardha bëhen të kuqe, atëherë besoj se Krishti që po më flet ti u ngjall në të vërtetë.”

Shën Maria Magdalena i afrohet skllaves me shportën me vezë, merr një vezë dhe sapo i prek me të tjerat duke ju lutur Krishtit ato bëhen të gjitha të kuqe. Atëherë ajo me guxim merr një vezë të kuqe dhe i thotë Tiberit : “Krishti u ngjall!”

Nga kjo mrekulli e Shën Marisë është shkaku i Traditës Orthodhokse i vezëve të kuqe për Pashkë.

Vezët sipas lyhen nga besimtarët orthodhoks të Enjten e Madhe, pas Liturgjisë Hyjnore. Vezët e ngjyrosura mbahen për t’u përdorur në ditën e diel pas Liturgjisë së Ngjalljes. Gjithashtu, një nga vezët e të Enjtes së Madhe mbahet në ikonostas përgjatë gjithë vitit si një simbol i ngjalljes.

Nqs nuk dëmtohet veza e të Enjtes së Madhe nuk prishet dhe mund të konsumohet edhe pas një viti. Kjo është një mrekulli e hirit ngjallësor që mban ky simbol paskal.

Të krishterë kanë shumë respekt për këtë simbol paskal sa lëvozhgat ose vetë vezën nqs nuk e konsumojnë dhe e kanë të ruajtur për një vit, nuk e hedhin në plehra, por në një vend që nuk e shkel këmba e njeriut, zakonisht në një vazo lulesh.Po ashtu veprojnë edhe me ujin me ngjyrë të kuqe që lyejnë vezët mbas Pashkës për 40 ditë deri në vigjilje të Analipsit (Ngritja në qiell të Zotit)

Veza e kuqe për orthodhoksët është një simbol Paskal dhe një mjet katekizues. Ashtu si Shën Maria Magdalena me anën e saj ja tregoi Cezar Tiberit se: “Krishti u ngjall me të vërtet ” edhe ata vazhdojnë që me kētë simbol paskal që i`a ofrojnë njëri tjetrit ose njerëzve jo orthodhoks, të cilët nuk kanë dijeni ose kanë dyshim për ngjalljen e Krishtit pas tri ditësh nga varri, që është bosh edhe sot e kësaj dite në Jeruzalem, se: ” Krishti u Ngjall”

Veza e Kuqe, si simbol paskal, përdoret nga të krishterët orthodhoks, jo vetëm nga tradita apostolike që na vjen nga jeta e Shën Maria Magdalenës, por dhe është zgjedhur nga urtësia e Kishës Katholike Apostolike si një simbol shumë i spikatur për të ilustruar Ngjalljen e Krishtit, shkruan Miron Çako.

Njerëzit që në lashtësi vezën në vetvete e kanë parë si një simbol të jetës, sepse ajo brenda saj përmban një jetë, një embrion, që formohet në një zog, i cili në momentin e duhur e çukit vezën dhe del jashtë.
Gjithashtu, të krishterët shikojnë tek ky fenomen i mrekullushëm natyror i vezës edhe një ilustrim i ngjalljes e Krishtit, i Cili vdiq vullnetarisht edhe u varros brenda në tokë, por duke qënë : se në atë ishte jeta dhe jeta ishte drita e njerëzve. ( Joani 1-4), varri i errët nuk mund ta mbante dot. Krishti pasi plaçkiti Hadin,robëroi robērin, i shkallmoi portat e vdekjes, doli i ngjallur me triumf jashtë varrit.
Orthodhoksët, vezët e Pashkës i lyejnë vetëm me ngjyrë të kuqe, sepse e kuqja është ngjyra e gjakut të Krishtit: “që na lan nga mëkatet tona me gjakun e tij”.(Zbulesa:

Edhe fjala Pashkë në anglisht quhet Easter, që e përkthyer do të thotë “pranverë”. Duket Easter ka lidhje me perëndeshën Eostre.Përshëndetja për Pashkë në anglisht është : “Happy Easter” “Gëzuar pranverën”
Njerëzit janë të lirë të bëjnë si të duan në jetën e tyre dhe me mënyrën si festojnë festat e tyre, por ne orthodhoksët populli i Zotit duhet të bëjmë kujdes për vete edhe fëmijët, sepse pa e kuptuar, jo vetëm e prishim këto traditë shekullore paskale , por shtrembërojmë mesazhin e Pashkës tek fëmijët tanë dhe tek të tjerët, po ashtu biem në idhujtari e blasfemi kundër gjakut, vdekjes, varrimit dhe Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krishtit, që presim ta kremtojmë ditën e diel të Pashkës me Lityrgji Hyjnore dhe me simbole të krishtera, si llambale të ndezura, simboli i dritës të jetës së pavdekshme të Zotit që e mund errësirën e vdekjes dhe me vezët e kuqe simbol i Ngjalljes nga varri, duke përshëndetur njëri-tjetrin dhe të gjithë ata që na duan dhe nuk na duan me thirrjen Paskale: “Krishti u Ngjall! Vërtet u Ngjall! Amin!”

#Viki Jano

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit