KreuAktualitetiMarrëdhëniet homoseksuale të vetquajturit prift Niko Bllazhde (Xhufka) Reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale...

Marrëdhëniet homoseksuale të vetquajturit prift Niko Bllazhde (Xhufka) Reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Marrëdhëniet homoseksuale të vetquajturit prift Niko Bllazhde (Xhufka)

Reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Një ‘chat’ mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kishte asgjë për tu çuditur, nëse njëri nga ata nuk do të ishte klerik.

At Nikolla Xhufka, një nga më të njohurit nga publiku, i cili predikon moral çdo ditë të javës në rrjete sociale dhe në media.

Për ta bërë të qartë. Asgjë kundër një raporti intim mes dy personave të së njëjtës gjini. Zgjedhja e tyre nuk mund të na bëjë paragjykues, aq më tepër që qasja e jonë ndaj komunitetit LGBT+ ka qenë gjithmonë korrekte.

Diskutimi që hapet në rastin që do ju sjellim është tek hipokrizia e një personi, i cili një ditë, si klerik i qëndron besnik dogmave të fesë përfshi edhe dënimit me forcë të homoseksualitetit, ndërsa një ditë tjetër planifikon takime intime dhe orgji meshkujsh, duke lënë mënjanë rregullat strikte që duhet të zbatojë për sa kohë ka të veshur veladonin e priftit.

Për këtë video ka reaguar edhe Kisha Othodhokse Autoqefale, e cila sqaron se Niko Bllazhde nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks.

Reagimi:
“Nisur nga një video e shfaqur në emisionin “Piranjat” në TV “SYRI” ku shfaqet shtetasi i vetshpallur klerik i njohur mediatikisht me emrin Nikolla Xhufka, por zyrtarisht me emrin Niko Bllazhde, Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë sqaron opinionin publik që z. Nikolla Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks. Ai prej kohësh i vetshpallur si klerik orthodhoks duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cënuar imazhin Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe duke paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.”

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit