HomeAktualitetiMarredheniet Israel - Palestine dhe shqiptaret! JORDAN DACI

Marredheniet Israel – Palestine dhe shqiptaret! JORDAN DACI

Marredheniet Israel – Palestine dhe shqiptaret!

Duke pare perfshirjen e shqiptareve ne kete ceshtje edhe pse nje pjese e madhe nisen nga paragjykime te renda, mungese thelbesore te njohjes se te shkuares se larget dhe te tashmes, si dhe udhehiqen nga baza te gabuara mbi kuptimin dhe rolin e fese dhe kombit, deshiroj ne menyre te permbledhur te jap disa vleresime te pergjithshme.

1. Antikiteti dhe historia e popullit Hebre i jep te drejte Israelit dhe popullit Hebre.

2. Situata ne terren pas debimit te Hebrejve, ne shekullin e 19-te, deri ne vitet 40, krijon bazen e nevojshme per mbeshtjetjen e ideologise Palestineze.

3. Sot ne te drejten nderkombetare dhe ne marredheniet nderkombetare, ceshtja e ekzistences ose jo te nje shteti eshte me shume ceshtje fakti sesa ligji. Shiko perfundimet e Bandinterit per ish Jugoslavine. Duke ju referuar situates demografike pertej faktoreve qe kane cuar ne kete situate, eshte thuajse e pamundur qe Palestina te funksionoje si shtet i pavarur ose nese do te funksionoje ndonjehere do te jete mbi nje territor teper te vogel.

4. E drejta e vetmbrojtjes eshte nje e drejte themelore e cdo populli dhe lufta eshte mjeti i fundit.

5. Palestina nuk ka interes te beje lufte me Izraelin sepse do humbase ne menyre te pashmangshme dhe eshte ne interesin e Palestines qe te kete paqe me Izraelin. Nderkohe, s’mund te pretendosh te drejta qe nuk ia njeh tjetrit. Dmth Palestina per hire te pretendimeve te saj, nuk mund te sulmoje popullsine civile etj. Nese ajo do te bej lufte me Izraelin edhe pse nuk do te ishte me interes per te, duhet te mos drejtoje sulme ndaj civileve etj.

Sulmi ndaj popullsise civile me raketa qe leshohen pa asnje objektiv, eshte thjesht terrorizem dhe terrorizmi ska emer tjeter!

6. Qe Palestina te ekzistoje duhet te ndertoje marredhenie paqesore dhe te fqinjesise se mire me Israelin dhe te mos bjer preh e nxitjeve te spektatoreve qe shfrytezojne popullsine palestineze per qellimet e tyre dhe si te qendrim armiqesor pa arsye ndaj Israelit.

7. Shqiptaret duhet te kene parasysh qe marredheniet nderkombetare nuk ndertohen mbi baza feje dhe se te gjithe fete jane te Zotit dhe se nje mysliman i mire respekton te gjithe personat qe i perkasin besimeve te tjera. Ne duhet ti rikujtojme vetes slloganin e rilindesve tane qe “Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria” dhe se ne duhet te jemi gjithmone me miqte tane. Feja eshte personale dhe s’mund te perdoret si baze per marredheniet nderkombetare. Nese do ishte keshtu, atehere perse shumica e vendeve arabe nuk e kane njohur Kosoven, por jane rreshtuar bashke me Palestinen perkrah Serbise?! Perse nga vendet qe u “dhimbset” kaq shume Palestina nuk i jepet asnje ndihme Palestines?! Fakt eshte qe ndihmen me te madhe financiare per Palestinen e ka dhene gjithmone SHBA dhe jo aleatet e rreme te palestines qe i perdorin palestinezet si mish per top per qellimet e tyre te ngushta.

Perdorimi i fese si baze per qendrime anti Israelite jo vetem qe eshte ne kundershtim me vete parimet e fese Islame, por eshte i gabuar dhe ne dem te interesave te kombit Shqiptar dhe ceshtjes shqiptare ne Ballkan e me gjere.

Ne te vertete, Palestina edhe perse eshte perkrahur nga Shqiperia komuniste, ka zgjedhur te jete kunder interesave te Shqiptareve. E ndersa ne si komb, me popullin Hebre kemi nje aleance shekullore e cila bazohet edhe ne pandashmerine e marredhenieve Shqiptaro-Amerikane me ato Shqiptaro – Hebreje.

Israeli ka qene dhe mbetet nje mik teper i rendesishem per Shqiperine dhe Shqiptaret dhe ne vetem duhet ta forcojme kete miqesi duke thelluar bashkepunimin dhe duke mbeshtetur njeri-tjetrin.

Ne cdo rast e drejta e Israelit dhe e cdo populli tjeter per vetembrojtje eshte e padiskutueshme, por si njerez do duhet te lutemi qe lufta te jete mjeti i fundit dhe paqja te rivendoset sa me pare, pasi viktimat e kesaj situate jane njerezit e pafajshem palestineze dhe hebreje.

Ne duhet te jemi gjithmone vetem me miqte tane dhe jo me ato qe jane kunder interesave tona! Gjithcka tjeter qe thuhet eshte vetem retorike pa dobi per shqiptaret.

Prandaj ne duhet te jemi me Izraelin!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments