Maksim Fejzulla “Përtej zhurmës: njerëzit që mbajnë Shqipërinë në këmbë”
Nga: Matilda Kurti
Jetojmë në një kohë kur dëgjojmë shpesh shprehje si: “po ikin njerëzit”, “s’ka kush të ndërtojë”, “s’ka më të zotë se ne”, por në fakt, realiteti shpesh është më i thellë sesa ajo që shfaqet në sipërfaqe.
Rastësisht më ranë në dorë disa faqe libri… dhe aty gjeta një emër: Maksim Fejzullahu.
Një ish-oficer. Një njeri i disiplinës. Një drejtues. Një ndërtues. Duke lexuar në rreshtat e librit, papritur kuptova diçka që nuk thuhet shpesh:
Shqipëria nuk ka mungesë njerëzish të zotë. Ka mungesë zëri për ta.
Nga ushtria tek ndërtimi… nga komandimi i reparteve tek ndërtimi i rrugëve, ujësjellësve, qyteteve… Një jetë në shërbim. Një jetë në punë.
Një jetë pa zhurmë. Sa Maksimë ka kjo tokë Historia e Maksim Fejzullahut është një dëshmi e qartë e këtij realiteti të heshtur.
Ai nuk është thjesht një emër në një libër. Ai përfaqëson një brez njerëzish që kanë ndërtuar me punë, disiplinë dhe përkushtim. Një ish-oficer i formuar në strukturat më të forta të shtetit, që më pas kaloi në një tjetër betejë: atë të ndërtimit, të sipërmarrjes dhe të zhvillimit konkret të vendit.
Nga drejtimi i reparteve ushtarake, tek drejtimi i një kompanie ndërtimi dhe shërbimesh, Maksimi dëshmon një cilësi thelbësore: aftësinë për të udhëhequr dhe për të krijuar vlerë.
Ai ka kontribuar në ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve, në pastrimin dhe mirëmbajtjen e qyteteve si Tirana, Korça, Saranda, Kavaja, Erseka e më tej. Projekte konkrete, punë të prekshme, ndikim real në jetën e përditshme të qytetarëve. Dhe megjithatë, si shumë të tjerë si ai, nuk është pjesë e zhurmës.
Sot, shpesh hapim televizorin dhe shohim figura publike të përfshira në korrupsion, shpërdorime dhe debate të pafundme. Krijohet përshtypja sikur Shqipëria përfaqësohet vetëm nga këto fenomene.
Por kjo nuk është e vërteta e plotë. Shqipëria ndërtohet çdo ditë — larg kamerave. Ndërtohet nga njerëz si Maksim Fejzullahu. Nga burra dhe gra që punojnë në heshtjen dhe disiplinën e tyre. Nga sipërmarrës që mbajnë në këmbë ekonomi reale. Nga ndërtues, ushtarakë, profesionistë dhe qytetarë që nuk kanë kohë të flasin për veten, sepse janë të zënë duke bërë punën e tyre.
Në shumë raste, duhet të hapësh një libër për t’i zbuluar këta njerëz. Sepse ata nuk janë në fasada — janë në themel. Është e lehtë të flasësh për korrupsionin, për krimin, për dështimet. Por është më e vështirë të shohësh dhe të pranosh kontributin e heshtur të atyre që ndërtojnë çdo ditë. Në fakt është e vertete. Dembeli I sheh të gjithë me syrin e dembelizmit. Hajduti I mendon te gjithë vjedhës. I korruptuari mendon se bota ndërtohet nga korrupsioni. Ne fakt jo. Bota ndertohet dhe ekziston vetëm nga mirësia. Njerëz punëtorë, drejtues, tè disiplinuar, që cdo ditë skrifikojnë dhe bëjnë më të mirën. Maksim Fejzullahu është një shembull konkret si njêri prej tyre. Dhe ndoshta, historia e tij na kujton një të vërtetë të thjeshtë: Shqipëria nuk përfaqësohet vetëm nga zhurma e keqe — por nga puna e mirë që shpesh nuk dëgjohet. Sot mediat dhe aktualiteti politik kane vënë në qëndër modelet e këqia dhe është krijuar përshtypja se vetëm vidhet në këtë vend. Vetëm korruptohet. Marketingu I SPAKUT ka kaluar kufijtë a thua se jetojmë në një botë
. Por jo. Në Shqipëri ka njërëz të denjë si Maksimi që punojnë çdo ditë në pasionin dhe heshtjen e tyre për atë ëndërr që kanë në Vizionin e tyre.
@NewsIn.Al
