KreuAktualitetiMbi vrasjen e dyfishtë në Klos dhe vetvrasjen e autorit të krimit....

Mbi vrasjen e dyfishtë në Klos dhe vetvrasjen e autorit të krimit. Njoftim i policisë.

Mbi vrasjen e dyfishtë në Klos dhe vetvrasjen e autorit të krimit. Njoftim i policisë.

Të tjera zhvillime të rënda vijnë nga Klosi ku një tjetër person ka ndërruar jetë. Policia ka njoftuar se është vetëvrarë autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e sotme, Fiqiri Mjeshtri.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë marrë në komisariat dy persona.

“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë.”- tha drejtori i Policisë së Qarkut, Dhimitraq Ziu.

qytetit të Klosit dhe kanë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe në ambiente të tjera.

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të pajetë, dyshohet të vetëvrarë, autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. M., 39 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, vijon punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit