Transmetimi i ndeshjeve në Shqipëri, katastrofë. Kompania që fitoi të drejtën TV vepron me standard të dyfishtë, irritohen tifozët.
– Vetëm Sport:
Leksion nga Skënderbeu për të gjitha klubet e tjera. Klubi korçar ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e Skënderbeut, do të transmetohen LIVE në faqen e klubit.
Duke parë standartin e dyfishtë të kompanisë që ka të drejtën TV, që transmeton vetëm ndeshjet e Dinamos dhe Flamurtarit duke mashtruar njerëzit, klubi korçar ka vendosur që ndeshjet t’i transmetojë vetë.
Ky vendim duhet të merret edhe nga klubet e tjera! Tifozët nuk duhet të mashtrohen për skuadrat e zemrës.
Ja çfarë shkruante në faqene saj “Vetëm sport” para disa kohësh:
Nga shiu në breshër/ Transmetimi i ndeshjeve në Shqipëri, katastrofë. Kompania që fitoi të drejtën TV vepron me standard të dyfishtë, irritohen tifozët.
Në muajin gusht, kur e drejta TV e ndeshjeve të kampionatit shqiptar, iu hoq Supersportit dhe iu dha një kompanie tjetër, të shumtë ishin tifozët që u gëzuan, por ndryshuan mendim shumë shpejt.
Pas 7 javëve të para të Superiores dhe ndeshjeve në Kategorinë e Parë, një numër i lartë tifozësh kanë mbetur të pakënaqur. Për ndeshjet e Superiores, shumë thonë se kanë probleme me sinjalin apo edhe pakënaqësi me komentatorët, që sipas tyre komentojnë pa emocion.
Madje edhe ata që janë munduar të transmetojnë ndeshje për tifozët në FB, i kanë bllokuar dhe nuk i lejojnë.
Akoma më keq është situata në Kategorinë e Parë! Në fillim drejtuesit e kompanisë, thanë se do transmetojmë ndeshjet e Kategorisë së Parë, por kjo ka ndodhur vetëm me ndeshjet e Dinamos.
Në pesë javë kampionat, janë transmetuar të gjitha ndeshjet e Dinamos dhe disa të Flamurtarit dhe duket sikur TV është i këtyre dy klubeve dhe jo për Kategorinë e Parë. Me të drejtë, tifozët e Skënderbeut kanë reaguar të irrituar në rrjetet sociale, pasi kjo kompani ka transmetuar vetëm një ndeshje të tyre në 5 javë dhe ajo ndeshje ishte pikërisht përballë Dinamos, sepse po të ishte kundërshtar tjetër, nuk do e transmetonin. E njëjta situatë edhe me klubet e tjera. Një turp i madh, çka ka sjellë edhe reagim në rrjetet sociale, pasi ka tifozë që kanë bërë abonim për të ndjekur skuadrat e tyre dhe ende nuk kanë parë asnjë ndeshje.
@NewsIn.Al

