Mbresat e nje vizite ne Athine pas emigracionit
Akropoli,lagjia e vjeter <Plaka>, Monastiraqi,Pasha Limani Pire, Sunio dhe Marathona kane mbetur ne kujtesen time relike te emigrimi dhe padyshim sa here qe shkoj i vizitoj dhe me duket sikur bisedoj me to per te mirat e te keqijat qe kalova gjate jetes te emigrimit aty. Kur kaloj poshte Akropolit ne lagjen e vjeter Plaka me duket sikur jam ne lagjet e vjetra te qyteti tim dhe mendohem. Ec me hapa te ngadalshem neper Monastiraqin ku pret shume vizitore te huaj e midis tyre dhe une tani vizitor. Prej aty me makinen qe I njeh mire rruget plot zhurme te Athines shkoj drejt Pireut ne Pashalimanin e famshem aty ku anijet luksoze prehen e bejne gati udhetim in e rradhes. Thone qe kete liman e paska ngritur nje pasha turk i perandorise se atehereshme osmane si pike strategjike ne Mesdhe. Leme pas bukurine mahnitese te ketij limani dhe shkojme drejt Marathones historike ku ndodhet nje koder e vogel qe flet shume. Aty greket e vjeter kane mundur ushterine e fuqishme te perandorit te Persise dhe ku nje prej luftetareve greke, Evripidi, ka vrapuar drejt Akropolit 42km e 107 m dhe me te dhene gezimin e fitores vdes ne kembe te Akropolit. Per nder te tij ne lojerat e para Olimpike qe u zhvilluan ne Athine u zhvillua dhe gara e pare e marathones. Gjate emigrimit kam ndjekur me vemendje te gjithe cepat e historise ne Athine dhe nuk mund te lija pa permendur dhe Sounion aty ne fund te Atikes ku Posiedoni ngriti perendine mbrojtese te lundertareve greke. Athina eshte e veshur kudo me histori qe mbrohen me fanatizem nga populli grek.
Koha e pushimeve ishte e shkurter dhe une marr rrugen per ne Korce tek sheshi Karaiskaqi me autobuzat e linjes Athine-Korce. Aty mes udhetareve me bie ne sy nje grua rreth te dyzetepestave qe percillte nje grua te moshuar bashke me djalin e saj njezet vjecar. Fliste me nje gjuhe shume te paster shqipe dhe duke e percjelle e perqafoi, e puthi e i tha<Rruge te mbare dhe mos u bej merak se per dy muaj me ke aty dhe do tu mar me gjithe babin te kaloni Ktishlindjet, Vitin e Ri dhe dimrin ketu ne Athine se atje ben shume ftohte>
Autobuzi levizi e mori rrugen per tju bashkuar morise se aytomjeteve ndersa gruaja vazhdonte te pershendeste me duar. Kureshtja me beri te pyes te moshuaren se ku banonte dhe se cfare e kishte gruan qe e percolli. Ajo tere krenari mu pergjigj- Jam nga Liboniku dhe gruaja qe me percolli eshte nusja greke e djalit tim dhe kane dy djem florinj, Njerin e ka 27 vjet dhe eshte punesuar ne Tirane ndersa ky qe kish me vehte vazhdon kursin per shofer autobuzi dhe ka qejf te punoje linjene autobuzave per ne Shqiperi. Nusen time nuk e dallon dot nga grate shqiptare ne gjuhe e ne zakone. Asaj i ra zilja e telefonit ndersa mua me la ne habine time duke e ditur qe gruaja ishte vajza e saj. Kisha takuar shume gra shqiptare qe gjuhen e nenes e flasin te cunguar. Per femijet nuk behet fjale te flasin shqip. Autobuzi levizte me shpejtesi duke mare me vehte dhe mendimet e habine time per nusen greke te martuar me me djalin intelektual nga Liboniku qe fliste aq paster e rrjedhshem shqipen
P. Koro 25-09-2024

@NewsIn.Al

