Saturday, April 4, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtMë 18 tetor 1861, lindi në Manastir patrioti dhe publicisti i mirënjohur...

Më 18 tetor 1861, lindi në Manastir patrioti dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Gjerasim Qiriazi.

Më 18 tetor 1861, lindi në Manastir patrioti dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Gjerasim Qiriazi.

Qiriazi ndoqi shkollën greke në qytetin e tij të lindjes. Me pas shkoi në Samokov, Bullgari, për të ndjekur Kolegjin Amerikan. Pasi mbaroi studimet, në 1883, ai filloi të punonte për Shoqërinë Biblike Britanike dhe të Huaj në Korçë. Gjerasimi është themeluesi i Kishës Protestante të Shqipërisë. Më 23 tetor 1891 Gjerasimi dhe e motra Sevastia, e cila sapo kishte mbaruar studimet në Shkollën Amerikane për Vajza në Stamboll, (themeluar nga “Bordi Amerikan i Komisionerëve për Misionet e Huaja”) të vendosur për të përmbushur nevojën e popullit shqiptar për arsim në gjuhën amtare, çelën në Korçë të parën shkollë shqipe për vajza.

Ai gjithashtu kishte një motër më të vogël, Parashqevi Qiriazi, e cila filloi të punonte në këtë shkollë kur ishte vetëm 11. Në 14 nëntor 1892, Gjerasim Qiriazi me një grup patriotësh ungjillorë themeluan “Vëllazërinë Ungjillore” me tre qëllime kryesore: 1) përhapja e Ungjillit në Shqipëri; 2) botimi i letërsisë shqipe; 3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe. Ai vdiq më 2 janar 1894 (35 vjeç) nga pleurit, të cilin e kapi gjatë robërisë. Foto 1: Gjerasim Qiriazi me “Fustanella” (veshje tradicionale shqiptare) nga Kel Marubi rreth vitit 1890. Foto 2: Shkolla e parë shqipe në Korçë në 1899. Foto 3: Shkolla e parë e vajzave shqiptare në Korçë në 1892. (Jorida Tollkuçi)

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments