KreuOpinionNjë *i dënuar* në Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve të 25 prillit.

Një *i dënuar* në Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve të 25 prillit.

E bujshme/ Një i dënuar në Komisionin Hetimor të Zgjedhjeve të 25 prillit.

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Komisioni do të merret me kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e cila drejtohej nga deputeti demokrat z. Enkelejd Alibeaj nuk munguan as diskutimet në lidhje me përbërjen e komisionit. Sipas anëtarit të këtij komisioni Gazment Bardhi, mazhoranca duhej të largonte një prej kolegëve të saj pasi në Komisionet Hetimore lejohen jo më pak se 9 anëtarë dhe jo më shumë se 15.

Mirëpo ajo që nuk mund të mos bjerë në sy në përbërjen e Komisionit është edhe fakti se anëtar i këtij Komisioni është edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Deputeti Salianji, i cili kohë më parë “spikati” nëpërmjet dosjes Babale… Akoma nuk ka një përgjigje nëse është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata Penale e Tiranës nën akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

Nëse dënimi i tij do të ishte i vërtetë,  në një vend normal sot deputeti Salianji do të ishte duke kryer dënimin por jetojmë në Shqipëri dhe në Shqipëri shpeshherë raste të tilla nuk përbëjnë ndonjë çudi. As në këtë rast nuk kemi përse të çuditemi ndonëse ndodhemi përpara faktit se një i akuzuar për kallëzim të rremë do të hetojë administratën publike dhe pushtetin vendor për shkelje apo keqpërdorim burimesh.(eb)

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit