KreuAktualitetiMë 9 korrik të vitit 1900 u nga nga jeta në Athinë,...

Më 9 korrik të vitit 1900 u nga nga jeta në Athinë, Jani Vreto, rilindës i shquar shqiptar./Av.Edmond Petraj

Më 9 korrik të vitit 1900 u nga nga jeta në Athinë, Jani Vreto, rilindës i shquar shqiptar.

U lind në vitin 1822. Ishte shkrimtar, botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, pranë Leskovikut, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e njohur “Zosimea” në Janinë. Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë. Në fillimin e viteve ‘70 ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora. Gjithashtu, mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji, si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali. Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare, Në maj 1878, botoi veprën “Apologjia” në greqisht, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin e “Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip”, e cila do t’ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe.

Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi me energji për botimin e organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Konstandinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885.

Av.Edmond Petraj_ Në Korçën tonë

Me shokun tim Soniel Priftin në monumenti i patriotit Jani Vreto, Leskovik

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit