“Unë dhe vetja ime!
Vetes i kërkova të më linte të qetë
I kërkova të më jepte kohë të mendoja
Shpesh herë më mashtron dhe zbërthen
Kohën që ta ndalja dhe të mos vrapoja!
Vetja ime e dashur qëndrestare
E fortë si një kala shekullore
Më rije orëve të vona e shoqëroje
Kur shpirti ish gati të vraponte!
E çmëndura vetja ime dashuronte
Në shpirtin e saj fluturonte çiltërsia
Ngjyra të ylberta fshihte pas shiut
Aty buronte veç mirësia!
Vetja ime për ty kam nevojë
Me ty unë guxoj edhe të luftoj
Kur shpirti qan ti më thëret
Vajza ime me shpirtin sherbet!
Arsinoi
@NewsIn.Al

