MË ERDHE PRANË
Më erdhe pranë më puthe lehtë.
Në bëfsh mëkat, Zoti të ndjeftë.
Por unë mendoj që s’është ”mëkat”
Kur dashuron, veprimin s’mat.
As nuk gjykon s’e bën gabim.
Flet me zemër jo me vështrim.
Të dridhet buza nga emocioni.
Nuk ka fjalë, udhëheq pasioni.
Dhe i fal puthjet s’ke pse merr leje.
Tek ndizet gjaku që rrjedh në deje.
Dhe mëkatet janë më të ëmbla.
S’pyet ndjenja, vepron zemra.
Lida Bashllari
@NewsIn.Al
