Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMË IKU SHOQJA...(nga Agim Xhafka)

MË IKU SHOQJA…(nga Agim Xhafka)

IKU SHOQJA…(nga Agim Xhafka)

Para ca ditësh mësova se një shoqja ime e gjimnazit nuk jeton më. Dhe nuk e kisha shoqe veç shoqe. Ishte ëndërra ime,frymëmarrja,emocioni,loti,pritja,ankthi,gëzimi,buzagazi,hareja,drita,dielli…Se tek ajo projektova ditet e mija te ardhshme. E kujtova fort këto dite siç kisha vite e vite që as nuk pyesja kënd se ku gjendej e çfarë bënte. Se pulsit tim të shpejtë e zemrës sime të çakorduar ajo gocë aq e bukur e aq e mençur nuk iu pergjigj se nuk pata kurajë t’i thoja se unë do bëhesha princ i saj po të donte ajo. Unë heshta,heshti dhe ajo. Flisnim e rrinim si shokë të ngushtë,por aq e jo më shumë,se më thahej pështyma sa mendoja t’i thoja dëshirën hyjnore. E nëpër vite mbeti si mjegull syve të mij,deri sa mësova humbjen e asaj,asaj që më zbukuroi aq vite,që më ndriçoi aq netë,që më lumturoi kraharorin.
Por sërish u godita. Dhimbja e ngacmoi koren e plagës dhe pashë plot kujtime që rrodhën. Se sytë ,vështrimi,fryma,e qeshura ngelen,nuk ikin me trupin. Ndaj u mbusha plot therrje ,se më iku shoqja ime,dashuria e parë,shkëndija elektrike që të trondit,të shkund e të bën më fisnik e më të bukur. Iku shoqja ime. Ngeli plaga. Plaga e hapur që kullon mall…

Agim Xhafka_ 6 tetor 2019

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments