Ndodh shpesh të jesh i dëshpëruar,
Dhe shpesh të heshtësh tek një gotë,
T’i flasësh gotës nëpër duar,
“Sa pak të mira ka kjo botë” …
”Të jetosh brenda një libri…me siguri atje do ketë dhe ndonjë pushkë…
Në një grykë pushke, kurrë nuk mund të gjesh një libër*!
”Me lirinë, librat, lulet dhe hënën, kush mund të mos jetë i lumtur”? – thote Oskar Wilde…
“Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.”…-thote Kadareja…
”Fundi i botës do të vijë kur njerëzit të udhëtojnë në vagonat e klasit të parë dhe librat në vagonin e mallrave…”- thote Gabriel García Márquez…
Fjalë të mënçura nga njerëz të ndritur!
Paola Treska_Në Korçën tonë
@NewsIn.Al

