HomeAktualitetiMe ne fund u hap dhe Kapshtica. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe...

Me ne fund u hap dhe Kapshtica. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton…/NewsIn.Al

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr
Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

 

Ανακοίνωση
Σύμφωνα με την Απόφαση Αριθμ. Δ1α/ΓΠ.οικ.41221/01.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2878) οι συνοριακοί σταθμοί Κακαβιάς και Κρυσταλλοπηγής λειτουργούν πλέον σε 24ωρη βάση, χωρίς ανώτατο όριο εισόδου.
Ο συνοριακός σταθμός Μαυροματίου λειτουργεί από τις 8.00 έως τις 16.00 (ώρα Ελλάδος), με ανώτατο όριο τα 250 άτομα ημερησίως.
Οι προϋποθέσεις εισόδου στην Ελλάδα παραμένουν ως έχουν.
——-
Njoftim
Sipas Vendimit me Nr. Δ1α/ΓΠ.οικ.41221/01.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2878) pikat kufitare të Kakavisë dhe të Kristalopigji (Kapshticë) tashmë do të funksionojnë gjatë 24 orëve, pa limit maksimal të personave që lejohet të hyjnë.
Pika kufitare e Mavromati (Qafë Botë) operon nga ora 8.00 deri në 16.00 (sipas orës lokale të Greqisë), me një limit në hyrje 250 persona në ditë.
Kushtet për të hyrë në Greqi mbeten të njëjta me ato që ishin të vlefshme deri tani.
#Greece #Greqi #Covid19

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments