KreuKulturë / ArtMegjithatë vazhdoj… Petros Arben Trebicka

Megjithatë vazhdoj… Petros Arben Trebicka

Megjithatë vazhdoj

Unë s’mundem të ndjek rrjedhën e jetës,
Kam erdhur këtu për të sjellë ndryshim,
Nga jeta ime kam shtrydhur ndjenjë,
T’ju jap pak shpresë dhe pak gëzim.

Asnjë prej jush s’më ka kuptuar,
Dhe s’më ka marrë kurrë seriozisht,
Kur ëndërrat boshe jam përpjekur,
T’i mbush me jetë edhe me dritë.

S’kam patur kurrë asnjë mbështetje,
Dhe shumë të pakët kam shokë dhe miq,
Megjithatë nuk jam dorëzuar,
Vazhdoj të flas për lumturinë.

Dhe do të luftoj sa të kem frymë,
Për ju, se veten di t’a mbroj,
Armë kam veç dashurinë,
Edhe Atë, të madhin Zot.

#NewsIn. Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit