Mëkatet e arbitrimit dhe ndikimi i tyre në rezultatet e ndeshjeve.
Nuk dua të komentoj e analizoj lojën e dy prej ish skuadrave më të mira të kampionatit shqiptar, sepse niveli ishte nën mesatar. Të dyja meritojnë pozicionin që kanë.
Kush i paguan dhe kontrollon arbitrat që me bilbilat e tyre vendosin rezultatet e ndeshjeve në kampionatin tonë?
Një gabim bëhet…hajde dhe një tolerim…por të bësh “gabime të pritshme”, kjo duhet të jetë e pafalshme!
Po komentoj rastin e minutës së 70 kur Nikaj pengohet dukshëm në zonë dhe arbitri nuk reagon fare në të njëjtën kohë që VAR ishte në “gjumë”…penallti e pastër për këdo që ka parë një ndeshje futbolli por jo për arbitrat tanë !
Ishte momenti që duhej “të kuptoje” se fitorja e Tiranës ishte “hipotekuar” në ndonjë zyrë apo lokal…!
Po shikonim vazhdimin e ndeshjes dhe pothuajse të gjithë mendonim njësoj: Hera e parë që një lojtar i Tiranës do bjerë në zonë do të jetë penallti…dhe kështu ndodhi…
Ja çfarë shkruan Panorama Sport për këtë rast që vendosi rezultatin:
“Minuta 82- 85: Serxhio Vogli i futur nga stoli fiton një penallti, pasi shkelet nga Sabo. VAR-i kontrollon rastin si për shkeljen dhe pozicionin jashtë loje.
Pamjet filmike se Sabo shkel Voglin dhe penalltia edhe mund të qëndrojë, ndonëse është më e lehtë se dy të parat…”
Dhe këtu përfundoi çdo gjë…!
Nuk kam asgjë me Tiranën, përkundrazi dua ta shoh sa më lart, ashtu si Skënderbeun, por besoj se këto “qoka” veç dëm i bëjnë çdo ekipi!
Se pastaj shkojnë dhe luajnë në Europë…nuk i zë gushti!!!
Edhe djaloshit që fitoi penalltinë e dhuruar i uroj shumë suksese, por i lutem mikut tim Bledit ti thotë që “penallti” të tilla vetëm në kampionatin tonë mund të shikojë.
Nuk di se ku mundet të luhet futboll më i dobët në Europë se sa në “fushkat” tona të futbollit!
Ilir Jano
@NewsIn.Al