KreuAktualitetiDrejtësia në "litar" Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK nëse merr pushtetin: Duhet...

Drejtësia në “litar” Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK nëse merr pushtetin: Duhet të shuhet me çdo kusht!

Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK nëse merr pushtetin: Duhet të shuhet me çdo kusht!

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK pasi u paraqit për zbatimin e masës, Sali Berisha deklaroi se nëse do të vijë në pushtet, këtë institucion do ta shkrijë, shkruan Koha Jonë.

“Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë, një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.

Ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve specialë ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen, merr fund që këtu”, tha ai.

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit