KreuAktualitetiMELONI MERR NË MBROJTJE RAMËN: HAPU QIELL! U SULMUA SE NDIHMOI ITALINË

MELONI MERR NË MBROJTJE RAMËN: HAPU QIELL! U SULMUA SE NDIHMOI ITALINË

Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet për të na ndihmuar me emigrantët”, tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

“Për emigrantët “bëmë marrëveshje me Edi Ramën, e majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë në vend që ta falënderonin se kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, por zgjodhën ta linçonin. Organizuan një dokumentar për Shqipërinë në të cilin e portretizonin si një narko-shtet. Solidaritet me Ramën, Tiranën dhe gjithë popullin shqiptar”, tha më tej Meloni.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit