KreuAktualitetiMerr besimin e Qeverisë/ Fatjon Shehu emërohet SHEF i Përgjithshëm i Doganave

Merr besimin e Qeverisë/ Fatjon Shehu emërohet SHEF i Përgjithshëm i Doganave

Qeveria Rama ka emëruar Fation Shehun drejtor të Përgjithshëm të Doganave. Vendimi është marrë më 20 nëntor 2026. Shehu, i cili deri më tani drejtonte Antikontrabandën në administratën doganore, zëvendëson në këtë detyrë Besmir Bejën.

Fation Shehu mori drejtimin e Antikontrabandës në gusht të vitit 2022. Për më shumë se katër vjet, ai drejtoi strukturën operative të ngarkuar me luftën kundër kontrabandës, informalitetit dhe krimit të organizuar në fushën doganore.

Kush është Fation Shehu?

Shehu është avokat me profesion. Nga tetori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2022, ai ushtroi profesionin në një studion ligjore, përpara se të kalonte në administratën doganore.

Në vitin 2025, ai mori çmimin e parë nga Qendra e Zbatimit të Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) për rezultatet në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar. Gjatë karrierës ka marrë pjesë edhe në programe ndërkombëtare trajnimi në fushën e kontrolleve doganore dhe të sigurisë.

Fatjon Shehu është i njohur edhe si gazetar dhe opinionist sporti!

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit