Merr fund pritja! SHBA reagon për herë të parë për zgjedhjet e “11 majit”…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë sot reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të “11 majit”.

Ambasada e SHBA uron popullin shqiptar për këto zgjedhje. Ndërkohë që më tej thuhet se ata mezi presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë e cila për herë të parë në histori qeveriset për 4 mandate radhazi nga kryeministri Edi Rama.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruan ambasada e SHBA.
Ky urim i jep fund spekulimeve të Partisë Demokratike e cila po mbante shpresat tek SHBA-ja e cila me këtë reagim zyrtarisht njeh fituesin e zgjedhjeve të 11 majit.
@NewsIn.Al

