Mirënjohja nuk mungon kurrë në njerëzit që e kanë brenda shpirtit! “Të mirët” ngjasin, thotë një shoku im!
Ata janë si ty, janë me ty…
“Askush nuk mund të parandjejë stuhitë, askush…ato siç vinë atëhere kur Zoti i lëshon, vinë dhe kur qielli është i pastër, kur ti dhe “dielli” bëni paqe me mirësinë, marrëdhënien…korektësinë!
“Sapo stuhia të mbarojë, (sepse stuhitë të çdo lloji qofshin gjithmonë mbarojnë) nuk do të mbash mend se si ia dole mbanë, si ia dole të mbijetosh…
As nuk do të jeni të sigurt, nëse stuhia ka mbaruar vërtet…
Por një gjë është e sigurt. Kur të dilni nga stuhia, nuk do të jeni i njëjti person që hyri brenda. Kjo është ‘E Mira’ që të afron çdo lloj stuhie!”
Besimi, virtyti, mirënjohja janë të vetmet që mbijetojnë!
Nga të gjitha trashëgimitë , kjo e mosmirënjohjes i ka rrënjët më të forta…
Mirënjohja mbetet “minoriteti” më i madh brenda “minorancës ” qytetare të këtij vëndi!
Këtu dhe nëse dikush të bën ndonjëherë një “të mirë”, do ta kujtojë 10000 herë, deri sa ti të detyrohesh të përbuzësh veten që e ke pranuar atë!
Kush nga ju nuk e ka provuar këtë?
Kthejuni pak kujtesës, shikojeni pak me realitet të sotmen dhe të vetmen të përbashkët që do gjeni është mosmirënjohja që keni marrë pa kursim për shumë nga të mirat që keni bërë! Kjo është jeta, apo kjo është Shqiperia?
Ne jemi ata që e jetojmë jetën, por nga të gjithë jetët “që jetohen” në botë, kjo e Shqipërisë ka mosmirënjohjen në themel!
Dy vargje nga Dritëroi:
Ilir Jano, Athinë- Maj 2025
@NewsIn.Al


