️Messi- Yamal / Ky është krahasim i padrejtë njëjtë si krahasimi i një studenti universitar me “Ajnshtajnin”!
Luis Enrique (gjatë intervistës së tij me Equipe TV): “Më lejoni të jem i qartë, mediat duhet ta lëjnë Lamine Yamal të marrë frymë! Të veshësh numrin 10 te Barcelona është presion i mjaftueshëm në vete edhe pa shtuar krahasime qesharake me lojtarin më të madh në histori! Messi i dha fund të gjitha diskutimeve në vitin 2011 kur u bë fenomen i pakrahasueshëm, dhe ju ende i kënaqeni krahasimeve!
Ky është krahasim i padrejtë njëjtë si krahasimi i një studenti universitar me “Ajnshtajnin”! Nëse vazhdoni me këto krahasime, po e vrisni një talent premtues! Lamines i duhet hapësirë për të bërë gabime, kohë për të ndërtuar karakterin e tij të futbollit, mbështetje, jo krahasime të çmendura. Ndaloni së kërkuari ‘Messin e ri’. Sepse nuk ka dhe nuk do të ketë! Edhe vetë Messi, po të kthehej në adoleshencën e tij sot, nuk do të mund të konkurronte me legjendarin Messi! Nese degjoj ndonje krahasim mes tyre, do ta detyroj gazetarin te shikoje te gjitha golat e Messit nga 2005 deri ne 2025 para se te hape gojen perseri! [Qesh]”

@NewsIn.Al

