KreuAktualitetiZëri i Shpirtit …/ Nga Majlinda Hoxha

Zëri i Shpirtit …/ Nga Majlinda Hoxha

Zëri i Shpirtit / Nga Majlinda Hoxha

Kriza shpirtërore brenda na ulëret,
Por ne s’vendosim kurrë ta dëgjojmë.
Nga zhurma e botës, nga etja për jet’,
Harrojmë kush jemi, e ç’dritë mund të dhurojmë.

Njerëzit vetes ia shesin shpirtin,
Për para, për pushtet, për pak shkëlqim.
Kujdesen për trupin, harrojnë kujtimin,
Që shpirti s’ushqehet me thërrime trishtim.

Zemrën e mbajnë te ftoht
Kur asaj i duhet dielli, ngrohtësia.
Sendet personale — thesar i rremë,
Na bëjnë të humbasim njerëzinë.

Trupi — një formë që tretet me kohën,
Por shpirti — ai fluturon përtej.
Dashuria, ndjenja, janë ato që na lidhin,
Jo pamja, as fjalët boshe që s’kanë thellësi.

Zoti na tha: “Trupi tokës i përket”,
Ndaj mos e lër shpirtin në harresë.
Ruaje, ushqeje me dritë e me jetë,
Se vetëm atë do marrësh përtej kësaj jete .

Linda !

(Frymezuar nga nje koment i kushuririt tim P .G .)@#

  1. @NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit