Sunday, July 26, 2026
spot_img
HomeUncategorized“MIK FESTIVAL” NË KORÇË/ SOPRANOJA INVA MULA FALENDERON NIKO PELESHIN PËR PËRKRAHJEN

“MIK FESTIVAL” NË KORÇË/ SOPRANOJA INVA MULA FALENDERON NIKO PELESHIN PËR PËRKRAHJEN

Pavarësisht pandemisë së Covid-19, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, “MIK Festival” do të sjellë çdo vit në Korçë artistët më të mirë nga vendi dhe bota.

Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, iniciatore në organizimin e këtij eventi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Ministri Niko Peleshi për realizimin e kësaj ideje.

“Në fakt u ndodha aty papritur dhe pashë që arti i vërtetë qëndronte pikërisht në ato kalldrëmet e Korçës.Por është miku yonë i madh Niko, vijoi ajo, i cili bëri të mundur idenë time për të krijuar një festival shumëdimencional, në qytetin e tij të lindjes. Jam e lumtur që jam pjesë e Korçës.

Jam e lumtur që jam pjesë e aktiviteteve që pa Nikon nuk do t’i kishim bërë kurrë ndaj gjej rastin ta falënderoj”, u shpreh sopranoja Mula.

“Të kesh pasionin dhe të mos të humbi asnjëherë gjithë kjo dashuri për qytetin tënd të lindjes, për ta parë Korçën akoma edhe më të bukur, me miq të vërtetë dhe me ato që e duan artin dhe e gjejnë pikërisht në qytetin tënd të lindjes, që tani u bë edhe qyteti im”, tha ajo, si mesazh për drejtuesin politik të PS-së për qarkun e Korccës.

Kandidati për deputet i PS-së, në qarkun e Korçës, Niko Peleshi shprehu falenderim nga zemra për fjalët e Inva Mulës, artistes që lartësoi emrin e Shqipërisë në botë. “Inva është sot një qytetare nderi e Korçës sepse talentin dhe pasionin e saj të madh, e bashkoi me sharmin e qytetit tonë. Faleminderit Inva”- tha Peleshi.

https://www.facebook.com/watch/?v=147217367350765

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments