Në 8 Shtator të këtij viti, kompania “Ergi” shpk fitoi një tender me fond limit 1.4 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit elektrik të periferisë së Elbasanit, një procedurë e

zhvilluar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, i drejtuar nga Blendian Dalipi.
Tenderi i radhës është pjesë e “traditës” së krijuar tashmë nga shoqëria private në pronësi të Nuri Ballës, i cili fiton procedurat në mungesë të një gare reale.
Në tenderin 1.4 milionë euro, “Ergi” shpk kishte ofertën e tretë më të lartë, mes katër operatorëve ekonomikë pjesëmarrës. Nuri Balla fitoi procedurën, pasi Operatori i Sistemit të Shpërndarjes skualifikoi dy kompani me ofertën më të ulët.
Procedura e OSSH-së shënoi “rikthimin” e “Ergi” shpk në listën e fituesve të tenderave mbi 1 milionë euro, vetëm dy muaj pasi zyrat e saj ishin objekt i kontrollit nga Prokuroria e Elbasanit, në vijim të një hetimi të nisur për abuzime të mundshme financiare në kompaninë publike të menaxhimit të mbetjeve, “Eco-Elb”.
Shoqëria e Nuri Ballës ka pasur një raport shumë të ngushtë financiar me “Eco-Elb”-in e administruar nga Leli Kaja. Bashkëpunimi i tyre është përfshirë në listën e dyshimeve të prokurorëve. Këto dyshime nuk janë pa bazë.
Binomi multimilionësh “Ergi-Eco Elb”
Shoqëria publike e menaxhimit të mbletjeve në Elbasan, “Eco-Elb” u krijua në fund të vitit 2021, me aksionerë shtatë bashkitë e qarkut, pasi landfilli u mor nën administrim nga kompania koncesionare “Albtek Energy” e Stela Gugalljas.
Kompania e re kishte nevojë për shërbime të kontraktuara, me qëllim përpunimin e mbetjeve me makineri të rënda.
Në tre vjet rresht, 2022-2024, “Eco-Elb” e drejtuar nga Kaja, shpalli fitues shoqërinë “Ergi” shpk të Nuri Ballës. Në secilin rast, fondi limit i tenderit ishte rreth 500 mijë dhe, po në secilin rast, kompania e Nuri Ballës u shpall fituese pa garë.

@NewsIn.Al