KreuAktualitetiMiratimi i pagave të reja për punonjësit e pushtetit vendor që do...

Miratimi i pagave të reja për punonjësit e pushtetit vendor që do të hyjë në fuqi nga data 1 shtator 2024.✅

Në Mbledhjen e Qeverisë u krye miratimi i pagave të reja për punonjësit e pushtetit vendor që do të hyjë në fuqi nga data 1 shtator 2024.✅

Krahas rritjes së pagave do të bëhet riorganizimi i stafeve të bashkive për të qenë sa më efikasë në punën e tyre.
Do të riklasifikohet dhe unifikohet niveli i pagave në të gjitha bashkitë, në mënyrë që profesionistët të paguhen njësoj, pavarësisht nëse punojnë në një bashki të vogël apo të madhe.
Do të unifikohet përllogaritja e vjetërsisë të punës së punonjësve të administratës vendore me atë qendrore.

Masat e ndërmarra kanë për qëllim zgjidhjen e problematikës së bashkive për mungesë kapacitetesh dhe rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore për t’i ofruar qytetarëve shërbime sa më cilësore.

#Shqipëria2030

Eni Zake _ Deputete e Partisë Socialiste

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit