KreuAktualitetiMiratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

Miratohet vendimi i Qeverisë Rama/ “Skemë e re” shpërblimesh për administratën…

Qeveria ka miratuar një skemë të re shpërblimesh dhe trajtimesh financiare shtesë për punonjësit e administratës publike.

Kno skeme prek disa kategori: nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës shtetërore, institucioneve të pavarura dhe njësive vendore; punonjësit që vlerësohen me performancë të lartë; ata që sjellin ide inovative; punonjësit që fitojnë projekte nga të cilat përthithen fonde apo përfiton institucioni ose vendi; si dhe administratën e angazhuar në procesin e negociatave me Bashkimin EVropian.

Shpërblimet për performancë mund të arrijnë deri në 1 pagë bruto mujore në vit, çmimet për inovacion variojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa shpërblimet për projekte të fituara janë nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë.

Për periudhën 2026–2027, vendimi parashikon edhe bonuse të posaçme për hapjen dhe mbylljen e kapitujve të negociatave me BE-në: nga 1 pagë bruto për hapjen e kapitujve deri në 2 paga bruto për mbylljen e tyre, në varësi të kategorisë së përfituesve. Numri total i punonjësve që mund të përfitojnë nga kjo skemë në procesin e negociatave nuk duhet të kalojë 890 persona, ndërsa efektet financiare të vendimit nisin nga 1 korriku 2026.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit