HomePress EmigrantMos harroni! 71 vjet më parë do të ekzekutoheshin pa gjyq 22...

Mos harroni! 71 vjet më parë do të ekzekutoheshin pa gjyq 22 vetë,për të ashtuquajturin “incidenti i bombës në Ambasadën Sovjetike”.

71 vjet më parë do të ekzekutoheshin pa gjyq 22 vetë, secili prej tyre i dalluar në profesionin e vet, por edhe të nohur për pikëpamjet antikomuniste, për të ashtuquajturin “incidenti i bombës në Ambasadën Sovjetike”. Midis tyre qe edhe shkencëtarja Sabiha Kasimati, një nga gratë më të kultivuara të kohës. Sipas dëshmisë së një bariu që u bë dëshmitar i rastësishëm i ngjarjes, plumbat e togës së pushkatimit nuk e kapën Sabihanë dhe toga filloi ta godasë përbindshëm me kondakë deri sa dha shpirt një yll i shkencës shqiptare.
Masakra e 26 shkurtit 1951 është një nga ngjarjet më të rënda dhe tragjike, një krim i pastër i sistemit gjakatar të vendosur në Shqipëri, pas përfundimit të Luftës së dytë botërore.

Qofshin të paharruar dhe të nderuar përjetë 22 martirët që u ekzekutuan atë natë. Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments