KreuAktualitetiMos i helmoni dhe luleshtrydhet me kimikate! I hanë fëmijët o Bastardë!

Mos i helmoni dhe luleshtrydhet me kimikate! I hanë fëmijët o Bastardë!

Mos i helmoni dhe luleshtrydhet me kimikate! I hanë fëmijët o Bastardë!

I bleva keto luleshtrydhe se ishin te vogla, pasi kisha nder mend mos blija asnjehere luleshtrydhe. Por mendova keto qe jane te vogla nuk jane me hormone. Mirepo kisha gabuar! Mencuria demoniake u ka mesuar ketyre kultivuesve t’i kepusin te parritura qe te duken te vogla dhe nderkohe t”i skuqin artificialisht me kimikate. Keshtu qe keto picakuce ishin te papjekura dhe nuk kishin asnje pike as shije, as arome luleshtrydhesh. Aty une pastaj i thirra esences: Ku je o esence luleshtrydheje qe te sajon aq me talent industrialisti dhe te futin ne akullore e embelsira! Ti te vret por te pakten te ben te shijosh castin e embel! Kurse keto luleshtrydhe toke jo vetem te vrasin, por as nuk te japin kenaqesine e shijes te castit.
Me te vertete ky eshte fruti me i rrezikshem qe mund te gjesh ne tregje! Luleshtrydhes i ka mbetur vetem pamja, se nuk ka asnje lidhje me luleshtrydhen ne brendi. Kriminelet nuk mbajne parasysh se te pakten te luleshtrydhja duhej mbajtur dora, se femijet jane nazelinj me frutat, nuk do shikoni t’u luten prinderve t’u blejne kivi apo portokalle, por nje tas me luleshtrydhe. Kete frut te dashur feminor, e njeheresh frutin rinor qe ka fuqine te ngadalesoje plakjen per shkak te vecorise unike qe ka, qe permban nje senolitik te madh si fisetina, qe heq qelizat e demtuara, ia kane humbur edhe njerezve qe i afrohen moshimit.
Fjalet nuk mjaftojne. Duhen ligje dhe zbatim te tyre per te denuar me heqje lirie ata qe po kryejne kete krim kunder shendetit publik.

Denisa Kona

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit