KreuAktualitetiRama nxjerr foton e emigrantëve: Jua shpërblefsha me pasaportën evropiane!

Rama nxjerr foton e emigrantëve: Jua shpërblefsha me pasaportën evropiane!

Rama nxjerr foton e emigrantëve: Jua shpërblefsha me pasaportën evropiane!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e të mërkurës një foto të një familjeje emigrantësh në Evropë që kanë votuar për zgjedhjet e 11 Majit. Kreu i qeverisë shkruan se fotoja është prekëse, por njëkohësisht edhe frymëzuese që lidhet me përpjekjen e përbashkët për Shqipërinë evropiane.

Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030.

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës“, shkruan kryeministri.

Deri një ditë më parë, ishin 15 shqiptarë jashtë vendit që morën fletët e votimit!

@NeWsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit