Dekalog Ati
Mos shuaj asgjë nga jeta jote, kur për rrëfim të ftojnë, o bir,
Mos zbukuro çka të ka dhëmbur, në ditë të jetës që le pas,
Mos u bëj burrë me fëmijën tënd, kur femër je me gruan,
Mos fol për fqinjin kurrë tek fqinji, se fqinjërinë e ndot pa ndreqje,
Mos merr nga vëllai borxh, por mikut ia qaj këtë hall me lehtësi.
Mos vri askënd me thikë fjalësh, tek dashuria si dobësi.
Mos hyr tek porta dhe toka e tjetrit, se nuk e di ç’histori të vjen,
Mos ndërro gjuhën kurrë për kombin dhe popullin që ke prej gjaku!
Mos ler një lot në sy të nënës, se të vret haka e babait.
Mos jep e merr në moshë të burrit, atë që s’kthehet si fëmijëri!
(Nga libri në ardhje)
Aleksandër Çipa

