Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMotori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur(fotot)

Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur(fotot)

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një motor me targa të huaja, me të cilin po udhëtonin dy turistë. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy personat që po udhëtonin me motomjet dhe siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, janë dërguar me ambulancë në spitalin e Korçës.

Fatmirësisht, mësohet se turistët e huaj ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë dëmtime të rënda.(BoldNews)

Screenshot
Screenshot

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments