Duke uruar Profesoreshë Lili Sulën për vlerësimin plotësisht të merituar, po postojmë të plotë shkrimin e saj në Fb:
Nderuar me titullin: MISIONAR I VLERAVE me motivacionin:
“Për kontributin e shquar universitar në mësimdhënie dhe në studimin e Letërsisë Shqipe, si dhe në fushë të Albanologjisë.
Si model i intelektuales së përkushtuar në shërbim të identitetit tonë kulturor dhe të zhvllimit të sistemit tonë arsimor, Znj. Lili Sula është model i shkëlqyer i qytetarisë tiranase”.
Kënaqësi e veçantë për mua ky vlerësim që m’u bë dje, më 25 tetor 2025, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; mirënjohje e veçantë për fondacionin Arben Tafaj, një emër i spikatur me kontribute mbi 25 vjeçare në mbështetje të kulturës së komunitetit tiranas, të promivimit të vlerave të komunikimit, humanizmit, dashurisë, respektit, solidaritetit që i ka karakterizuar ata gjithnjë.
Falënderime dhe mirënjohje Z. Ilir Tafaj, kryetarit të fondacionit dhe stafit të tij që vijojnë me përkushtim angazhimin në ruajtjen e pasurimin e trashëgimisë kulturore të Tiranës, promovimin e vlerave të kryeqytetit dhe mbështetjen për shtresën në nevojë, duke përcjellë tek të rinjtë dashuri për rrënjët e të folmes së tyre, sa dhe vetëdijen për ruajtjen e karaketristikave të komunitetit, sidomos në këtë epokë të zhvillimeve të vrrullshme të teknologjisë, globalizmit dhe kryeqytetit metropol.
Është vlerësim që më mbush me krenari dhe përulësi e njëkohësisht me jep forcë për të vazhduar me më shumë përgjegjësi përçimin e dijeve në auditorët e Universitetit të Tiranës, hapësira tipike e gjalllimit të trashëgimive kulturore nga çdo qytet e krahinë, si dhe për të vijuar punën në ruajtjen dhe pasurimin e trashëgimisë kulturore të vendlindjes.

Lili Sula
@NewsIn.Al

