Mourinho jep një vlerësim si…Murinjo, për Fenerbahcen pasi ata nuk arritën kualifikimin në Ligën e Kampionëve
Trajneri portugez, i cili u emërua këtë verë, nuk ishte në gjendje ta drejtonte skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve pas humbjes së tyre ndaj Lille me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Duke folur pas rezultatit, portugezi u ankua për humbjen ekonomike nga mos-kualifikimi në Ligën e Kampionëve pasi ai pranoi se skuadra e tij nuk do ta fitonte kurrë këtë garë.

“Ne humbasim ekonomikisht sepse Liga e Kampionëve është padyshim një nxitje e rëndësishme për klubin dhe ne humbasim mundësinë për të luajtur kundër skuadrave më të mëdha në botë. Por, ne nuk do ta fitonim kurrë Ligën e Kampionëve. Nuk do të arrinim kurrë në finalen e Ligës së Kampionëve. Asnjëherë”, ka thënë fillimisht Mourinho.
Fenerbahce e Mourinhos tashmë do të hyjë automatikisht në Ligën e Evropës, pasi nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
“Ne shkojmë në Ligën e Evropës dhe në Ligën e Evropës nëse… nëse… nuk dua të them pjesën tjetër. Preferoj të qëndroj në nëse. Por, nëse ne mund të bëjmë një Ligë të Evropës të madhe nëse, nëse nuk mund të flas më shumë se nëse jo”.
I pyetur se çfarë do të thoshte me ‘nëse’, Mourinho u përgjigj: “Nëse doni të dini më shumë për nëse. Unë ju ftoj të shikoni Roma-Sevilla në finalen e Ligës së Evropës 2022-2023 dhe i kuptoni nëse”. /Telegrafi/
@NewsIn.Al

