MOURINHO SHPËRTHEN NDAJ VAR-IT PAS ELIMINIMIT TË IRANIT!
🤬🇵🇹🔥Jose Mourinho, ka lëshuar një sulm të ashpër ndaj teknologjisë VAR pas anulimit të golit dramatik të Iranit përballë Egjiptit, një vendim që vulosi eliminimin e tyre nga Botërori! 😱❌
🔴 MOURINHO deklaroi hapur:
🗣️”Kjo është e papranueshme. Shpenzojmë miliona për teknologjinë VAR, ndërpresim ndeshjen për minuta të tëra, dhe në fund bëjnë një gabim të tillë! Çfarë vlere ka teknologjia atëherë?”
🔸Më tej, “The Special One” shtoi me keqardhje:
“Ky vendim ndryshoi fatin e një kombëtareje të tërë dhe historinë e një kombi në Kupën e Botës. Irani meritonte ta festonte atë gol, por gëzimi iu vodh me një vendim që do të mbetet i diskutueshëm për vite me rradhë. Nëse VAR gabon, atëherë futbolli i detyrohet Iranit më shumë sesa thjesht heshtje.” 📉🇮🇷
Pasi Irani mbeti jashtë për shkak të këtij momenti kaq dramatik, deklarata e Mourinhon po bën xhiron e rrjetit! 🌍💥
Pse u anullua goli?
Për të qenë në pozicion të rregullt, duhet të ketë të paktën dy lojtarë kundërshtarë mes sulmuesit dhe portës në momentin kur pason topi. Në shumicën e rasteve, llogaritet portieri, plus një lojtar fushe.
Për t’u quajtur i rregullt, Khalilzadeh (Nr. 4) duhej të ishte pas lojtarit të dytë të Egjiptit kur Ghorbani gjuajti në portë. E pazakonta në këtë rast është se portieri kishte dalë përpara sulmuesit më të avancuar të Iranit.
Edhe pse bëhet fjalë për milimetra, imazhet e VAR-it treguan qartë se Khalilzadeh ishte përpara të gjithë lojtarëve të Egjiptit përveç njërit (mbrojtësit), duke e bërë rrjedhimisht atë pozicion jashtë loje.

@NewsIn.Al
