Friday, June 5, 2026
spot_img
HomeAktualitetiMungesa e studentëve- Mbyllen 21 degë në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan

Mungesa e studentëve- Mbyllen 21 degë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan

“Aleksandër Xhuvani” mbyllen 21 degë… Cilat profile kanë zgjedhur të rinjtë më shumë këtë vit të ri akademik

Viti i ri Akademik 2022-2023 në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka nisur me 21 degë të mbyllura për shkak të zero regjistrimeve apo një numri shumë të vogël, nën 6 studentë që kanë pasur interes për këto degë.

Në bazë të të dhënave nga Universiteti, degët të cilat kanë marrë më shumë aplikime mbeten në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si Infermieria e Përgjithshme me 250 regjistrime; Infermieri Mami 160 regjistrime; Fizioterapi 100, Imazheri 100 dhe Teknike Laboranti 100.

Universiteti i Elbasanit ka 2573 kuota, nga të cilat janë zënë këtë vit 1435 kuota.

Ndërsa degët të cilat mbyllen këtë vit në Universitetin Aleksandër Xhuvani janë:

Gjuhë letërsi 3 Regjistrime

Histori Gjeografi 3

Gjuhe gjermane 1

Gjuhe frënge 0

Gjuhe italiane 0

Gazetari 1

Gazetari dhe Anglisht 3

Gjuhe shqipe dhe rome 0

Histori dhe gjuhe Gjermane 0

Gjeografi dhe Gjuhe Italiane 0

Operatore Turistike dhe Gjuhe Gjermane 4

Biologji dhe Kimi 3

Matematik Fizik 0

Studime Mjedisore 2

Fizik Kompjuterike 0

Matematike dhe Informatikë 0

Edukim Qytetar 0

Filozofi Sociologji 0

Ekonomi dhe e Drejta 3

Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 5.

Të mendosh që Universiteti i Elbasanit duke menduar edhe qarkun që përfaqëson, është nga më te mëdhenjtë në vend!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments