Don Kishoti dhe Sanço janë ende gjallë… Azilanti dhe Dylqinja. Ardhja e tyre ju jep “piramidën” udheheqës – popull…
Regjisorja Ajlin Petrela sjell për publikun “Madhështinë e Marrëzisë” shkruar plot mjeshtëri nga Vangjel Kozma e Jani Duri.
– Don Kishoti dhe Sanço janë ende gjallë. Sanço është administratori i një ishulli të cilin Don Kishoti ja ka falur. I dyti do ta qeverisë, i pari i rezonon aty. Enden dhe ropaten mbi një ishull që s`po ju ofron asgjë. Në mjerim politik e social. Derisa në ishullin e tyre përplasen Azilanti dhe Dylqinja. Ardhja e tyre ju jep “piramidën” e shumë pritur “udhëheqës – Popull”. Dy të parët në orvatje për ti qeverisur dhe sunduar, dy të dytët në përpjekje për të ikur, krijojnë komedinë e tranzicionit, pritjen dhe përballjen me ndërkombëtarët. Secili në përpjekjen e vet japiin një tranzicion tragji komik. Duke përfunduar një “kanibalizëm” social mes njëri tjetrit. Brenda të njëjtit rreth: “ishullit”.
Një shfaqje që aq sa ka humor, ka dhe mesazhe të ndërthurura plot kuptim me realitetin sot.
@NewsIn.Al

