Kjo pikturë u shit për 24 milionë euro në 6 minuta – Çfarë përmbajtje ka?
Një pikturë e frymëzuar nga Saint-Tropez e David Hockney që kap lindjen e mrekullueshme të diellit mbi Mesdhe është shitur në gjashtë minuta në Christie’s për 24 milionë euro, pothuajse tre herë më shumë se vlerësimi.
Pijtura “Early Morning, Sainte-Maxime”, e përfunduar nga artisti britanik në vitin 1969, ishte në pronësi private për më shumë se 30 vjet. Piktori u frymëzua nga një foto që ai bëri ndërsa qëndronte në shtëpinë e regjisorit Tony Richardson me partnerin e tij të atëhershëm Peter Schlesinger. Porti i Sainte-Maxime është në rivierën franceze, afër Saint Tropez, ku ndodhej edhe shtëpia e drejtorit.
@NewsIn.Al

