“Ku ta dija unë i shkreti, se armiku ishim na…”
“Na”…”Na t’birt e shekullit te ri”…”Na” revolucionarët…”Na” LejFenët e Europës!
Kur në diktaturë flitej për krijimin e njeriut të ri, e pamë dhe e hoqëm në kurriz kinezërinë shqiptare me revolucionin kulturor, apo kur shtetin e drejtonin mjelëset e lopëve, me komisarët e kllasës punëtore me turli zanatesh.
Ky hibrid i këtij njeriu prej 30 vitesh, rri në këmbë e krekoset si gjeli majë plehut…hibrid i pandreqshëm…misër, misër, që sido që t’a bësh, t’a pjekësh apo t’a zjesh, misër mbetet…misër i shekulli të 21…misër që flet..qesh, e qan…lot, e tallet…misër që akuzon kur të vjedh…të qan kur të vret…misër që nuk “të ha” kur bëhet bukë, sepse i kthyer në kallëp buka është “jashtë mode” për tu përtypur…misra që pështyjnë, ndotin …misra që kanë zënë kallo në “grykën” e gjërë të këtij populli…takëm misrash, ose më shqip KALLËPË që janë bërë gangrenë…gangrenë që duhet pastruar. Një pastrim nga kjo lloj rrace, ka për të qënë kali i betejës për shoqërinë shqiptare …
Na, t’birt e shekullit të ri…me sytë nga bota, të na quajë “njeri”!!!
#Ilir Jano

